Biography

Author Picture

Haki Stërmilli

Haki Stermilli (Dibër, 17 maj 1895 - Tiranë, 17 janar 1953) ishte shkrimtar, gazetar, kryetar i shërbimit sekret shqiptar në kapërcyell të 1923-'24 me dekret të Ahmet bej Zogollit në atë kohë, partizan në Luftën e Dytë Botërore, anëtar i KANÇ-it dhe përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor. Në shtyp dhe botime mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve andej kufirit, republikanizmit dhe të drejtave të femrave. Vepra e tij më e njohur është Sikur t'isha djalë (1936).