Boto një libër

RL Books është shtëpia botuese e Revistës Letrare, megjithatë botimet e saj nuk kufizohen vetëm në letërsi, por kanë një gamë të gjerë zhanresh e subjektesh jashtë saj.

Përveç titujve të botuar nga RL Books, shërbimet tona u japin mundësinë autorëve të botuar nën botues të tjerë dhe shtëpive të tjera botuese t’i ofrojnë lexuesit shqiptar kudo që ndodhet libra me cilësi të lartë. Për më shumë informacion mbi këtë dërgoni një email.

Autorët

Nëse keni shkruar një libër dhe po mendoni ta botoni, RL Books ka zgjidhjen e duhur, jashtë traditës së vjetër në botimet shqipe, ku autori duhet të merret vetë me marketingun dhe shitjen e librave.

Janë të paktë ata autorë që mbështeten plotësisht nga shtëpitë botuese dhe shumica veç shtypin libra që më pas nuk kanë ku t’i çojnë. Kjo nuk ndodh me RL Books, ku autori e ka gjithnjë librin gati për lexuesin që dëshiron ta blerë dhe që mund ta gjejë kudo ku shiten sot libra në të gjithë botën.

Si të kontaktoni

Ju lutemi na dërgoni me email ,ose me formularin në këtë faqe, të dhënat e librit që dëshironi të botoni.

Sigurohuni të përfshini edhe informacione shtesë rreth vetes. Me interes është dhe historia juaj e botimeve, nëse keni shkruar libra të tjerë apo keni botuar në organe të ndryshme. Nëse keni, na dërgoni emrin e botuesit dhe nëse librat janë aktualisht në shtyp.

Email: admin@rlbooks.eu

Kini parasysh që procesi i vlerësimit kërkon kohë, ndaj ju lutemi të bëni durim deri sa dikush t’ju kontaktojë për veprime të tjera.

Dërgo të dhënat e librit