Bukë e krypë e zemër

Receta gatimi dhe shënime të tjera nga Shkodra

12.99

“Bukë, krypë e zemër” është një guidë e mirëfilltë e kuzhinës dhe kulinarisë shkodrane të të gjitha kohërave dhe rasteve.

Libri nuk është vetëm një koleksion recetash gatimi të mishit dhe peshkut, të brumërave dhe zarzavateve, të pijeve dhe ëmbëlsirave, por edhe një grumbullim i kujdesshëm dhe i përkorë i gjithë asaj trashëgimie shpirtërore që shoqëron kuzhinën me këngët, fjalët e urta, ritualet etj.

Për herë të parë në literaturën kulinare gjejmë në këtë libër edhe menytë për festat fetare: nga Krishtlindjet, Pashkët katolike dhe ato ortodokse te Bajrami apo Ramazani i komunitetit musliman, si dhe tavolinat me rastin e lindjeve, dasmave dhe vdekjeve.

Të gjitha këto këndvështrime në kuzhinën tradicionale dhe kulturën e të ngrënit të zonës së Shkodrës bëjnë që libri të vijë si një qasje e plotë mbi antropologjinë e ushqimit.

Detaje

ISBN: 978-9928329103
158 faqe
2020
Kapak I butë
216 mm x 135 mm

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Bukë e krypë e zemër”