Fletëhyrje për në varr

Shënime për s’di se çfarë dreq vepre letrare

9.99

Kategori: Etiketa: ,

Është fundi i shekullit XX në Shqipërinë komuniste. Në një qytet të paralizuar nga mungesa e lirisë, dikush hedh ca shënime, ndoshta si një bazë për një vepër letrare të papërcaktuar, të re.

Bashkëqytetarët, që thuajse dinë gjithçka rreth njëritjetrit, e shpallin menjëherë shkrimtar; një titull i çuditshëm; njëkohësisht objekt krenarie, talljeje dhe frike.

Thashethemi se shënimet do shnderroheshin në roman, bën që “shkrimtarit” t’i vijnë dhjetëra letra nga njerëz anonimë, që rrëfejnë histori të pabesueshme, halluçinante dhe zbulojnë një botë të bllokuar, të paralizuar nga frika, dyshimi, vdekja dhe mungesa e arsyes.

Aty-këtu, në këtë agoni, spikasin histori dashurie, po aq prekëse sa edhe të çuditshme, si rreze drite në errësirën e një bote bardhë e zi.

Detaje

ISBN: 978-9928324139
144 faqe
2020
Kapak I butë
178 mm x 111 mm

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Fletëhyrje për në varr”