Nata si e Dekameronit

Trembëdhjetë tregime dhe dy novela.

10.99

Kategori: Etiketa: , ,

“Nata si e Dekameronit” sjell trembëdhjetë tregime dhe dy novela.
“Të dashurat e ҫuditshme” ҫel librin, ku përmbajtja dhe zhvillimi i situatave, shoqërohen nga ironia, sarkazma dhe realiteti i sotëm shqiptar përshfaqet konkretisht në një familje, por presupozon gjithë shoqërinë, dhe me gjerë. Tregimi ka nota të shpeshta humori, përmes së cilit, shfaqet edhe dhimbja, që ndjejnë prindërit nga fëmijët dhe sjelljet e tyre, kur pritshmëritë, nuk janë ato, që do të dëshironin.
“Letër nga lufta” sjell një ndërthurje midis reales dhe fantazisë, ku luan bukur me vendosjen e ngjarjeve ku dhe si do vetë, duke bërë lexuesin të ketë mendjen pas ҫdo fraze, për të kuptuar “luftën”, që është brenda ҫdo njeriu, me anë të një përshkrimi të bukur dhe rrëfimi me pathos dhe intensiv.
“Fernanda” është njëra nga dy novelat e këtij libri. Rrëfimi shkon drejt një trendi psikologjik duke u futur në botën e personazhesh e duke sjellë një ngjarje të veҫantë. Dy gra, ku njera duhet të jetojë jetën e tjetrës në rini, dhe ku tjetra duhet të jetë spektatore e jetës së vet të shkuar…
“Nata si e dekameronit” titull të cilin mban edhe libri, është një tregim, ku ngjarjet dhe ndodhitë duken si të pazakonta, (siҫ është nata me misteret dhe zhurmat e saj) por jo të pamundura. Lexuesi kalon në rrjedhën e një udhëtimi të zakonshëm dhe ndjek se si shndërrohet në një aventurë të ҫuditëshme, për të prekur përsëri realitetin.

Detaje

ISBN: 978-9928042804
202 faqe
2020
Kapak I butë
198 mm x 129 mm

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Nata si e Dekameronit”