Apokrifet: Jeta e Jezu Krishtit sipas ungjijve të harruar e të mohuar nga kisha

20.00

Description

Ungjij apokrifë (nga greqishtja άπόκρυφος, apokryphos, i fshehtë) quhen zakonisht ato shkrime fetare (tekste të shenjtë) të cilët konsiderohen jokanonikë, ose të papërfshirë në kategorinë e librave të shenjtë e, për rrjedhojë, trajtohen si të zhveshur nga vlera doktrinale. Duhet thënë se, në krye të herës, termi apokrif nuk tregonte një shkrim të tjetërsuar apo të rremë, po, përkundrazi, një qëllim të caktuar. Në të vërtetë, përmbajtja e veçantë, e shenjtë dhe misterioze zgjonte nevojën për t’ia mbajtur të fshehtë (apokryphos) veprën masës së gjerë, duke e kufizuar kështu brenda bashkësisë së nistarëve të një sekti. Më pas, për të fituar besueshmëri, shkrime të tilla nisën të qarkullonin nën emrat e apostujve të Jezuit. Kësisoj, kuptimi i sotëm ka të bëjë shpeshherë me veprën e rreme që i mvishet një autori. Shpesh, qëllimi i këtyre teksteve prirej kah mbushja e boshllëqeve të lëna nga shkrimet kanonike në lidhje me jetën e Jezuit, të apostujve, të Maries, ndërsa herë të tjera për të shkaktuar mahnitje tek besimtarët.

Detaje

ISBN: 978-9928324252
210 faqe
2021
Kapak I butë
234 mm x 156 mm

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Apokrifet: Jeta e Jezu Krishtit sipas ungjijve të harruar e të mohuar nga kisha”