E katërta. Vetë katra simbolizon rendin natyral të gjërave, vëndet ku koha matet me hostenë, kur jeta pushon sapo erret dhe fillon sapo gdhihet. Janë katër anët e horizontit, katër erërat, katër personazhet e librit, nga të cilët, i katërti rrëfen historinë. Ngjarja është vendosur si një paralele me parabolën biblike të Lotit dhe familjes së tij. Por parabola është shpërbërë, është futur në furrat e nxehta të fantazisë dhe prej andej ka ardhur me tjetër formë dhe pamje. Nëse është e vërtetë se letërsia lind nga letërsia, lind nga bërsitë dhe mbetjet e tjera të veprave të mëparshme, “E katërta” duket sikur është shkruar kastile për të vërtetuar këtë tezë.
You are previewing: E katërta

E katërta
Author | Balil Gjini |
---|---|
Publisher | RL Books, Zenit Editions |

Related Products
- Le dernier anniversaire€12.00
- Ditari i Ana Frankut€15.00
-
- Jorgoja i Tropojës€15.00
- I huaji, ai kosovari€16.00
Reviews
There are no reviews yet.