Fletëhyrje për në varr

17.00

Shënime për s’di se çfarë dreq vepre letrare

Category: Tags: ,

Description

Është fundi i shekullit XX në Shqipërinë komuniste. Në një qytet të paralizuar nga mungesa e lirisë, dikush hedh ca shënime, ndoshta si një bazë për një vepër letrare të papërcaktuar, të re.

Bashkëqytetarët, që thuajse dinë gjithçka rreth njëritjetrit, e shpallin menjëherë shkrimtar; një titull i çuditshëm; njëkohësisht objekt krenarie, talljeje dhe frike.

Thashethemi se shënimet do shnderroheshin në roman, bën që “shkrimtarit” t’i vijnë dhjetëra letra nga njerëz anonimë, që rrëfejnë histori të pabesueshme, halluçinante dhe zbulojnë një botë të bllokuar, të paralizuar nga frika, dyshimi, vdekja dhe mungesa e arsyes.

Aty-këtu, në këtë agoni, spikasin histori dashurie, po aq prekëse sa edhe të çuditshme, si rreze drite në errësirën e një bote bardhë e zi.

Author Picture

Arbër Ahmetaj

Arbër Ahmetaj, u lind në Tropojë në vitin 1965, është diplomuar në farmaci nga universiteti i Tiranës dhe ai i Gjenevës. Që nga viti 1986 bashkëpunon me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punon si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në 1993 ndërkohë që specializohej për diplomaci në Oksford, Washington Gjenevë dhe Maltë punon në Ministrinë e Punëve të jashtme në Tiranë. Pas detyrash të ndryshme në këtë minitri emerohet sekretar i parë ne ambasaden shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 vendoset në Sion të Zvicrës duke ushtruar dashurinë e tij të vjetër, punën si farmacist. Disa nga verpat e tij në prozë janë "Fletëhyrje për në varr" "Varri i braktisur" si dhe libri me poezi "Më mori malli e dashur".

Detaje

ISBN: 978-9928324139
144 faqe
2020
Kapak I butë
178 mm x 111 mm

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Fletëhyrje për në varr”