Shkenca e pasurimit

“Shkenca e pasurimit” (The science of getting rich) i WALLACE D. WATTLES, është një nga librat më të famshëm në esoterikë dhe rrugët e pasurimit përmes mendimit krijues. Një libër që ka shitur miliona kopje dhe një guide e mrekullueshme se si të pasurohesh me fuqinë e mendjes dhe vullnet. I garantuar që funksionon për gjithkënd. Mbi këtë libër është mbështetur filmi dhe libri bestseller “Sekreti” dhe shumica e kishave të prosperitetit sot mbështeten mbi filozofinë e tij, se Zoti dëshiron që gjithkush të bëhet i pasur dhe pasuria e marrë përmes mendjes krijuese të sjell më pranë tij.

18.00

Categories: ,

Detaje

ISBN: 978-9928324207
106 faqe
2021
Kapak I butë
198 mm x 129 mm

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Shkenca e pasurimit”

Editorial Review

Kush është burimi i pasurisë? Gjithë shkrimtarët e mëdhenj të prosperitetit thonë se origjina e pasurisë është mendim e jo sende, gjëra.

Napoleon Hill e quan këtë burim "Inteligjencë e Pafundme", Deepak Chopra e emërtoi "fusha e potencialit të pastër" dhe Wattles me Catherine Ponder e përkufizojnë si "Substancë" lëndën e paformë, nga e cila buron gjithë materia A mund të vijë bollëku nga "asgjëja"? Tomas Edisoni, shpikësi i madh, thotë "Idetë vijnë nga hapësira. Kjo mund të duket mahnitëse dhe e pabesueshme, por është e vërtetë. Idetë vijnë nga hapësira.". Ky koment gjendet në librin "Magjia e besimit", autori i të cilit, Claude Bristol, shkruan: "Me siguri, Edisoni ka ditur diçka, sepse pak burra si ai kanë marrë apo dhënë më shumë ide". Baza e shkencës së Wattles është nocioni se nëse projekton qëllimisht një mendim të qartë në Substancën e Paformë, do gjejë patjetër shprehje materiale. Përmes vizualizimit të asaj që dëshiron e me një përsëritje të rregullt, gjëja do të vijë në jetë përmes organizimit në rrugët ekzistuese të prodhimit. Ky është shtegu i fshehtë i shkurtër për të fituar atë që të nevojitet.

Megjithatë, përgjatë historisë, njeriu ka ndjekur rrugën e kundërt e është përpjekur të krijojë gjëra vetëm nga materialet ekzistuese, me përdorimin e mendimit veç përmes punës manuale. "Sapo kemi nisur të veprojmë si bën Zoti, i cili, në fund Shkenca e pasurimit të fundit, krijon vazhdimisht diçka nga asgjëja", vëren Wattles. "Përmes shkencës së mendjes, tani po shohim se mund t'i 'bëjmë' gjërat më lehtë dhe me përsosmëri, duke projektuar së pari idenë e tyre mbi Substancën e Paformë Nëse e pranon se gjithçka vjen nga diçka jomateriale, mënyra se si jeton dhe vepron është ndryshe nga dikush që beson se baza e gjithçkaje është materia. Në fjalët e Wattles:

"Të mendosh shëndet kur rrethohesh nga pamjet e sëmundjes ose të mendosh pasuri kur rrethohesh nga pamjet e varfërisë, kërkon fuqi dhe ajo mendje që e fiton këtë fuqi bëhet mjeshtërore. Mund të pushtojë fatin e të ketë atë që dëshiron.".